
SHBA ka treguar “muskujt” e saj në Mesdhe, duke vendosur një nëndetëse.
Një mesazh ky i drejtuar qartë ndaj kundërshtarëve rajonalë ndërsa administrata Biden përpiqet të shmangë një konflikt më të gjerë rajonal në mes të luftës Izrael-Hamas, që ka nisur që prej fillimit të Tetorit.
Komanda e ushtrisë amerikane njoftoi përmes platformës së mesazheve X se një nëndetëse bërthamore e klasit Ohio është vendosur në zonën e saj të përgjegjësisë, e cila shtrihet nga Afrika verilindore përmes Lindjes së Mesme në Azinë qendrore dhe jugore, raportojnë mediat e huaja.
Mesazhi vjen dy ditë pasi Marina njoftoi se dy grupe sulmuese, Gerald Ford dhe Dwight Eisenhower, lëshuan avionë dhe praktikuan mbrojtjen raketore gjatë një stërvitjeje tre-ditore në Mesdhe.
Njoftimi për një nën-raketë të drejtuar në rajon vjen ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ka mbajtur një sërë takimesh me partnerët amerikanë në Lindjen e Mesme. Në një udhëtim të stuhishëm, Blinken ka vizituar Turqinë, Irakun , Izraelin, Bregun Perëndimor, Jordaninë dhe Qipron.
Lini një Përgjigje