TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shtator 2023, 07:57

Shefi i NATO-s paralajmëron: Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti
Shefi i NATO-s paralajmëron: Duhet të përgatitemi për
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar sot në një intervistë se nuk duhet pritur që fundi i konfliktit të armatosur në Ukrainë të vijë së shpejti.

“Shumica e luftërave zgjasin shumë më gjatë se sa ishte parashikuar në fillimin e tyre. Rrjedhimisht, ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë”, theksoi Stoltenberg në intervistën që dha për mediat e grupit gjerman Funke.

Konflikti i armatosur filloi më 24 shkurt 2022, kur forcat e armatosura ruse pushtuan territorin ukrainas.

Ushtria ukrainase ka kryer një kundërofensivë që nga qershori për të shtyrë forcat ruse në jug dhe në lindje të vendit, por operacionet e saj kanë lejuar vetëm një numër të kufizuar komunitetesh të rimarrë.

“Ne të gjithë do të donim që paqja të vinte shpejt. Por në të njëjtën kohë ne duhet të pranojmë se nëse [Presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky dhe ukrainasit do të ndalonin së luftuari, vendi i tyre nuk do të ekzistonte më. Nëse presidenti rus dhe Rusia dorëzojnë armët, do të kemi paqe”, tha Stoltenberg.

Lidhur me dëshirën e Kievit për t’iu bashkuar aleancës, zoti Stoltenberg siguroi se “nuk ka dyshim se herët a vonë Ukraina do të jetë në NATO”.

Kievi iu afrua më së shumti kësaj në samitin e aleancës ushtarake në korrik, shpjegoi ai.

“Kur të përfundojë kjo luftë, do të kemi nevojë për garanci sigurie për Ukrainën. Përndryshe, historia mund të përsëritet”, paralajmëroi norvegjezi në intervistën e tij.

nato ukraina pushtimi rus

Lini një Përgjigje