TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Nëntor 2025, 13:08

Shkoi në parlament me burka për të kërkuar ndalimin e tyre, senatorja australjane ngjall polemika 

Shkruar nga Pamfleti

Shkoi në parlament me burka për të kërkuar ndalimin e tyre,

Senatorja australiane e ekstremit të djathtë, Pauline Hanson, ka shkaktuar zemërim të madh publik dhe politik pasi u paraqit në Parlament e veshur me burka të hënën. Ky është rasti i dytë që Hanson përdor këtë veshje tradicionale të disa grave myslimane si një mjet politik për të shtyrë përpara kërkesën e saj për një ndalim kombëtar të mbulesave të plota të fytyrës në vende publike.

Hanson u fut në sallën e senatit me burka pak pasi i ishte mohuar e drejta për të paraqitur një projektligj që synonte ndalimin e tyre dhe veshjeve të ngjashme në hapësira publike. Veprimi i saj shkaktoi reagime të forta nga pjesa tjetër e senatorëve, me shumë prej tyre që shpërthyen në protesta dhe kërkuan ndërprerjen e seancës. Situata u tensionua edhe më tej kur Hanson refuzoi urdhrin për ta hequr mbulesën.

“Ky është një akt i hapur racizmi, nga një senatore raciste”, deklaroi Mehreen Faruqi, senatore e Partisë së Gjelbër nga Uellsi i Ri Jugor dhe vetë me prejardhje myslimane. Edhe Fatima Payman, senatore e pavarur nga Australia Perëndimore dhe gjithashtu myslimane, e cilësoi këtë veprim si "të turpshëm".

Pauline Hanson është një figurë e njohur e politikës australiane që nga vitet 1990, periudhë në të cilën ajo fitoi famë për retorikën kundër emigracionit nga Azia dhe kundër azilkërkuesve. Gjatë gjithë karrierës së saj politike, ajo ka mbajtur qëndrim të ashpër edhe kundër veshjeve islame të grave. Në vitin 2017, Hanson u paraqit për herë të parë në parlament e veshur me burkë, duke kërkuar asokohe ndalimin e saj në nivel kombëtar.

Partia e saj, One Nation, mban aktualisht katër vende në senatin australian, pasi fitoi dy vende të reja në zgjedhjet e përgjithshme të majit, në një klimë ku mbështetja për politikat e ekstremit të djathtë dhe anti-emigracion është në rritje. 

1 Komente

  1. T
    Tony Shqipo

    Nxirreni me shkelma nga Australia e dergojeni nga ka ardhur. Mos e nisni me avion por hidheni ne det se e rregullojne peshkaqenet. Nuk e di si e duron kryeministri i Australise Mr. Albanese (natyrisht gjak Shqiptari) te ikur ne Itali nga Ottommanet qe perdhunuan e cfarosen vetem kombin Shqiptar ne Gadishullin Ilirik. Kolera injorance duhet te mos ekzistoje ne kete bote.

    Lini një Përgjigje