
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në një fabrikë raketash dhe eksplozivësh në Turqi, ku kanë humbur jetën të paktën pesë punëtorë, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:45 në kompleksin e Korporatës shtetërore të Industrisë Mekanike dhe Kimike, në periferi të kryeqytetit, Ankara. Një hetim ka nisur për shkakun e shpërthimit. Në zonë janë dërguar disa autoambulanca dhe zjarrfikëse.
Xhamat e dyqaneve dhe shtëpive në zonat përreth u thyen nga forca e shpërthimit, raportoi televizioni NTV.
In #Ankara, an explosion occurred at the missile factory of the Mechanical and Chemical Industry Corporation.
— NEXTA (@nexta_tv) June 10, 2023
A fire started after the explosion. There are dead. pic.twitter.com/9hgJcRyquM