TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Nëntor 2025, 14:26

Shpërthim në një gjykatë në Turqi, plagoset një person (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim në një gjykatë në Turqi, plagoset një

Një shpërthim është regjistruar këtë të martë në bodrumin e gjykatës së qytetin juglindor turk të Sanliurfa-s. Pas shpërthimit, në zonë ka rënë edhe një zjarr.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur një punonjës. Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc konfirmoi se i plagosuri është sekretari i gjykatës.

Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e specializuara nxituan në vendngjarje, ndërsa në zonë u morën masa sigurie. Guvernatori Hasan Sildak i tha se incidenti në gjykatë po hetohet plotësisht.

“Shpërthimi dhe zjarri në shkallë të vogël në Depozitën e Gjykatës janë vënë nën kontroll. Një person u plagos në incident”, tha Sildak.

Lini një Përgjigje