TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2026, 17:02

"Shpirti binjak”/ Pjesë e skandalit Epstein, oligarku rus i jep fund jetës

Shkruar nga Pamfleti
"Shpirti binjak”/ Pjesë e skandalit Epstein, oligarku rus i jep
Umar Dzhabrailov

Manjati rus Umar Dzhabrailov është gjetur i vdekur, me një plagë arme zjarri në kokë rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës. Lajmin e raportoi media ruse Kommersant, duke cituar burime policore që e përshkruajnë rastin si një vetëvrasje të mundshme.

Sipas të njëjtave burime, pranë trupit të 67-vjeçarit është gjetur një pistoletë Luger. Media ruse raportojnë se ai kishte tentuar vetëvrasje edhe në vitin 2020 dhe se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë shënim.

Emri i Dzhabrailovit u rikthye në vëmendje pas publikimit të emaileve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në kuadër të hetimeve për Jeffrey Epstein.

Në një email të datës 24 maj 2001, ai i shkruante Ghislaine Maxwell-it se ishte kthyer nga Londra dhe planifikonte të udhëtonte në Moskë, duke kërkuar të dinte kohën e saktë të mbërritjes së saj për të organizuar pritjen.

Sipas dokumenteve të publikuara, Maxwell iu përgjigj një ditë më pas duke njoftuar se ajo, Epstein dhe një person i identifikuar si Tom do të udhëtonin drejt Moskës javën pasuese.

Pas dënimit të Maxwell për ndihmë në abuzimin seksual të të miturave nga Epstein, Dzhabrailov kishte deklaruar publikisht se e njihte Epstein përmes Maxwell-it, të cilën e kishte cilësuar si “një nga shpirtrat e tij binjakë”. Ai kishte theksuar se nuk kishte qenë në dijeni të aktiviteteve kriminale për të cilat u dënua Maxwell.

Dzhabrailov, i lindur në Çeçeni, ishte pronar i hotelit Radisson Slavyanskaya & Business Center në Moskë dhe drejtonte një kompani që mbikëqyrte qendra tregtare në Rusi. Ai shërbeu gjithashtu si senator në Këshillin e Federatës për Republikën e Kaukazit të Veriut nga viti 2004 deri në vitin 2009.

Autoritetet ruse po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes.

pjesë e skandalit epstein umar dzhabrailov

Lini një Përgjigje