Qeveria e re e Milojko Spaiç është krijuar me një problem të madh që në fillim, ndaj edhe Dritan Abazoviç, kryeministri në detyrë që është edhe armiku kryesor i Spajiç, ka parashikuar se do të rrëzohet shpejt.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë fare të sigurt për qeverinë e re të Malit të Zi, që varet nga shumica e pro-rusëve Andria Mandiç dhe Milan Kezeviç.
Edhe pse partia e serbëve të Presidentit Jalov Mijatoviç ka ndryshuar 'qime' dhe ka marrë etiketën Europiane, SHBA ka frikë se vendi ballkanik i NATO-s mund të ketë hapur valvula të sigurisë kundrejt Beogradit dhe Moskës.
Ka qenë gazeta kryesore e Malit të Zi, 'Vijesti', që ka publikuar një shkrim, duke ju referuar burimeve të ambasadës së SHBA në Podgoricë, ku shprehet qartë frika e marrëdhënieve me partitë ekstreme proruse siç është ajo e Mandiçit dhe Knezoviçit, të cilët ashtu si 'ujku' i Kësulkuqes kanë ndryshuar vetëm qyrkun.
Qeveria e re e Milojko Spaiç është krijuar me një problem të madh që në fillim, ndaj edhe Dritan Abazoviç, kryeministri në detyrë që është edhe armiku kryesor i Spajiç, ka parashikuar se do të rrëzohet shpejt.
Kjo qeveri mbështetet nga votat proserbe, të cilët do të mbajnë kreun e Parlamentit të Malit të Zi, që është një post shumë i rëndësishëm, në një situatë kur mazhorancat varen nga numra të vegjël.
Aleatit të Dritan Abazoviçit, demokratit Aleksa Beçiç, kryeministri i mandatuar malazez, i ka dhënë të gjithë postet e sigurisë, për të bindur aleatët se bëhet fjalë për një situatë si në vitin 2020, kur këto poste i kishte Ura e Abazoviçit. Por duket se kjo nuk i ka bindur amerikanët.
Vetë kryetari i Demokratëve Aleksa Beçiç do të mbajë postin e zv.kryeministrit për Sigurinë, ndërkohë që ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme do të mbahen nga kjo parti.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende shumë të shqetësuara për mundësinë që ‘Koalicioni për të ardhmen e Malit të Zi’ (ZBCG) të jetë pjesë e qeverisë së re”, theksohet në qëndrimin që publikon “Vijesti”.
Ambasadorja amerikane në Podgoricë, Judy Reising Reinke tha së fundi për “Vijesti” se SHBA është shumë e shqetësuar për njoftimet se në vendimin e ri për koalicionin mund të jenë parti dhe liderë "të cilët janë aktivisht kundër vlerave euroatlantike", duke aluduar në ZBCG.
“Realiteti është se pjesëmarrja në qeveri e grupeve ose liderëve që refuzojnë të dënojnë agresionin rus, refuzojnë të mbrojnë të drejtat e Ukrainës, refuzojnë të mbështesin sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) kundër Rusisë, refuzojnë të mbrojnë të drejtat e pakicave dhe Refuzimi i respektimit të sovranitetit të vendeve fqinje si Kosova, do të pengojë në mënyrë drastike përpjekjet e Malit të Zi në arritjen e aspiratave evropiane”, theksoi ambasadorja.
Dy ditë më parë, liderët e 11 partive kanë lidhur një marrëveshje koalicioni për formimin e qeverisë së re, sipas së cilës ZBCG duhet të mbështesë qeverinë nga parlamenti dhe të hyjë në të deri në fund të vitit 2024. Deri atëherë, qeveria duhet të përbëhet nga Evropa Tani, Demokratët, Partia Popullore Socialiste, Forumi Shqiptar dhe Aleanca Shqiptare.
PES duhet të ketë kryeministrin dhe dhjetë ministri në degën ekzekutive, demokratët dy nënkryetarë dhe katër portofolë, PPS-ja dy ministri, Forumi Shqiptar një zv.kryeministër dhe dy portofolë (njëri prej të cilëve do të mbulohet nga zv/kryeministri).
Sipas marrëveshjes, partia proserbe, ZBCG do të ketë kryetarin e Kuvendit dhe pas dy vjetësh, plani është që të marrë postin e zëvendës presidentit për infrastrukturë dhe katër ministri - transport, arsim, turizëm dhe planifikim hapësinor dhe urbanizëm.
Deri më tani, pjesëmarrja e ZBCG-së në qeveri është kundërshtuar nga partnerët ndërkombëtarë, në radhë të parë SHBA-të, duke theksuar në disa raste se ky koalicion nuk është aleat i tyre dhe se ata “presin bashkëpunim me qeverinë, anëtarët e së cilës mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në BE, të pranojnë mbështetje unike të NATO-s për Ukrainën dhe natyrë civile të shtetit...”.
ZBCG ka kundërshtuar sanksionet e BE-së kundër Rusisë, anëtarësimin e vendit në NATO, njohjen e pavarësisë së Kosovës etj.
Ndërkaq, edhe shqiptarët janë përçarë keqas pas vendimit të Nik Gjeloshajt për hyrjen në qeverinë e re të Spajiçit, duke pasur një marrëveshje me Mandiçin. Lidhja Demokratike e Malit të Zi, ka shprehur kundërshtimin për vendimin e Gjeloshajt për të hyrë në qeveri, pa pyetur aleatët e koalicionit.
“Shprehim keqardhjen e indinjatën tonë që partnerët tanë të koalicionit pa u konsultuar dhe në formë të njëanshme pranuan të legjitimojnë një Qeveri me orientim pro rus antishqiptare dhe antiqytetare. Praktikat e vendosura më herët, zotimet formale për orientim properëndimor i paraprinë formimit të një tjetër qeverie e cila vazhdon punën në agjendën e vet proruse, është e pa pranueshme për neve dhe vlerësojmë e dëmshme për shqiptarët në Mal të Zi”, theksohet në deklaratë.
Ndërkaq, edhe partitë e tjera shqiptare, ajo e Mehmet Zenkës dhe e Genc Nimanbegut kanë kundërshtuar vendimin e Gjeloshajt për të marrë pjesë në qeverinë e re.
Milojko Spajiç, kryeministri i mandatuar, ka kundërshtuar që në fillim që të bënte aleancë me Abazoviçin dhe PDS-në e Gjukanoviçit. Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç ka deklaruar disa herë se sa më shpejt do të formohet qeveria e 45, pra kjo që pritet të ngrihet, aq më shpejt do të krijohet e 46-ta. Duke parashikuar një fund të shpejtë, siç ka ndodhur me qeverinë e kryeministrit, Zdravko Krivokapiç, i cili nuk qëndroi në detyrë më shumë se 9 muaj. /Pamfleti
Lini një Përgjigje