TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Maj 2023, 14:08

Lavrov sulmon NATO-n: Situata në Kosovë është alarmante për shkak të vendimeve tuaja!

Shkruar nga Pamfleti
Lavrov sulmon NATO-n: Situata në Kosovë është alarmante
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar të krijuar në veri të Kosovës, për shkak të zgjedhjes së 4 kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe.

Lavrov në një prononcim për mediat vendase është shprehur se situata rreth përshkallëzimit të fundit të konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në qendër të Evropës është alarmante.

Një konflikt i madh po shpërthen në qendër të Evropës. Pikërisht në vendin ku në vitin 1999 NATO kreu agresion ndaj Jugosllavisë, duke shkelur të gjitha parimet e imagjinueshme të Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të OSBE-së, e cila edhe një herë thekson se ajo që po ndodh sot në botë është e natyrës gjeopolitike”, ka thënë Lavrov.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kur flitet për Evropën, është e nevojshme të sigurohet siguri e “barabartë dhe e pandashme” për të gjitha vendet, që do të thotë se asnjë bllok dhe, as NATO, nuk ka të drejtë të pretendojë dominim në atë pjesë.

Sot grupe të serbëve lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në veri ka prezencë të shtuar të pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. KFOR ka parandaluar serbët që t’i afrohen ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

sergei lavrov nato tensionet ne kosove

Lini një Përgjigje