TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Nëntor 2025, 21:50

Shtohen telashet për Vuçiçin, opozita kallëzim për aferat e presidentit serb

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen telashet për Vuçiçin, opozita kallëzim për

Tensionet politike në Serbi janë thelluar pas muajve të tërë protestash antiqeveritare.

Partitë opozitare kanë nisur një ofensivë të re kundër qeverisë së Vuçiçit, duke e akuzuar atë për shkatërrim të institucioneve prej një dekade.

Fushata “Rruga për në burg, drejtësi për Serbinë” ka nxjerrë në pah një sërë akuzash kundër Vuçiçit dhe vëllait të tij, Andrej.

Deputetja Marinika Tepiç ka kërkuar nga institucionet kompetente nisjen e procedurave për përgjegjësi politike dhe penale të funksionarëve më të lartë.

“Vuçiç paraqitet formalisht si president, por në fakt vepron si shef i krahut politik të një grupi të organizuar kriminal. Kjo aktakuzë synon të çmontojë sistemin e korrupsionit, krimit dhe frikës me të cilin është kapur shteti”, tha ajo.

Deputetja opozitare ka paraqitur dokumentin ku radhiten aferat pas të cilave, sipas saj, qëndron pushteti i Vuçiçit prej vitesh, nga rrëzimi i strehës te stacioni hekurudhor në Novi Sad, te lidhjet me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin, e deri te keqpërdorimet zgjedhore.

Ndonëse presidenti Vuçiç ende nuk ka reaguar, kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur përpjekje për “ndalimin e veprimtarisë politike të presidentit”.

“Aq shumë marrëzi, gënjeshtra e thashetheme u thanë, sa që as vetë ajo nuk arriti të kuptojë çfarë dëshiron të thotë”, tha Ana Brnabiç, kryetare e Kuvendit të Serbisë.

Ndërkohë, opozita mbetet këmbëngulëse në kërkesën për hetime ndaj Vuçiçit dhe ndalimin e partisë së tij. Akuzat e fundit lidhen me kërkesat që kanë nxitur protestat antiqeveritare, të cilat po vazhdojnë prej më shumë se një viti.

Duke marrë shkas nga tragjedia në Novi Sad, protestave iu janë bashkuar studentë dhe shumë qytetarë, të cilët me këmbëngulje kërkojnë hetime institucionale, shkarkimin e përgjegjësve dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Lini një Përgjigje