Zjarri shpërtheu në një kompleks të madh banesash në lagjen Tai Po të Hong Kongut, në orën 14:51. Wang Fuk Court përbëhet nga tetë kulla, secila nga 31 kate. Kompleksi përbëhet nga 1,984 apartamente me rreth 4,600 banorë.
Thellohet bilanci i tragjedisë pas zjarrit masiv në tetë rrokaqiejtë e Hong Kongut, në Kinë.
Të paktën 36 viktima janë konfirmuar aktualisht ndërsa 279 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që përfshiu disa pallate banimi në lagjen Tai Po të Hong Kongut.
Raportohet se 29 persona u plagosën, shtatë prej të cilëve janë gjendje kritike. Shifrat tronditëse sa vijnë edhe shtohen ndërsa autoriteteve konfirmojnë numrin e viktimave.
Flakët ende janë aktive në skelat prej bambuje në ndërtesa, ndërsa pamjet e zjarrit masiv bënë xhiron e rrjetit me shpejtësi.
128 automjete zjarrfikëse, 57 ambulanca, 767 zjarrfikës dhe 400 oficerë policie janë përfshirë në operacionin e shuarjes së zjarrit. Gjithashtu, më shumë se 700 persona janë transferuar në pesë strehimore të hapura nga zyra lokale e zonës Tai Po.
Fire engulfs a residential building in Hong Kong https://t.co/0l1qX2uth2
— Reuters (@Reuters) November 26, 2025
Zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong prej dekadash, shpërtheu pasditen e sotme në kompleksin rezidencial Wang Fuk Court në Tai Po, në Territoret e Reja veriore të rajonit. Kompleksi përbëhet nga tetë kulla që përmbajnë rreth 2,000 apartamente që strehojnë rreth 4,800 njerëz.

Presidenti Xi Jinping ka shprehur ngushëllimet për vdekjet e shkaktuara nga zjarri, ndërsa partitë politike kanë pezulluar fushatat për të treguar mbështetjen e tyre ndaj banorëve të prekur. Gjithashtu, disa shkolla lokale kanë konfirmuar se do të mbeten të mbyllura deri të enjten.
Këshilltari i Qarkut Tai Po, Mui Siu-fung u shpreh për "BBC" se mijëra njerëz janë evakuuar në strehimore.
Ende nuk dihet se sa njerëz janë ende të bllokuar brenda ndërtesës apo lidhur me shkaqet se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Po te zbatohen standarte dhe normat teknike ne ndrrtim dhe planet urbanistike ,po te zbatohen standartet e sinjalizimit, mbrojtjes p dhe shuarjes se zjarrit, demet nga zjarret do ishin te vogla . Etja per fitim dhe moszbatimi i standarteve te mesiperme ben we demet te jene kolosale ,ku fatkewet jane popullsia e pambrojtur.Eshte per te qeshur kur nga zjarret qe bien ne Shwiperi, del informacioni policise zjarri u shkaktua nga nje shkendije elektrike , kjo sa per te disinformu popullaten