Si shpërtheu konflikti që tronditi raportet mes Romës dhe Uashingtonit
Përplasja mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, po merr përmasa të tjera.
Mëngjesin e së martës, rrjeti televiziv italian La7 publikoi regjistrimin e plotë audio të telefonatës në të cilën Donald Trump sulmoi Giorgia Melonin javën e kaluar.
Ky ishte sulmi i parë që presidenti i SHBA-së ndërmori kundër kryeministres italiane menjëherë pas kthimit të tij në Uashington nga samiti i G7, në mbrëmjen e 18 qershorit.
Emisioni “L'Aria che Tira” i David Parenzo arriti të publikojë të gjithë regjistrimin e telefonatës mes gazetarit Daniele Compatangelo dhe presidentit amerikan një javë më vonë, pasi Shtëpia e Bardhë miratoi publikimin e tij dje. Nga regjistrimi bëhet e qartë se ishte vetë Trump ai që e orientoi bisedën drejt Giorgia Melonit.
Italian Prime Minister Giorgia Meloni accused her one-time close ally Donald Trump of fabricating a story about her, after the US president told an Italian TV channel that she had 'begged' him to take a photo with her at the G7 summit https://t.co/lMm0HYeIZi pic.twitter.com/PCAtaSRv8j
— Reuters (@Reuters) June 19, 2026
Çfarë zbulon regjistrimi original?
Menjëherë pasi u lidh me Donald Trump, Compatangelo u prezantua shkurtimisht dhe më pas u përpoq ta pyeste presidentin amerikan për synimet e tij reale lidhur me perspektivën e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës.
Trump nuk iu përgjigj pyetjes dhe menjëherë pyeti për Giorgia Melonin.
“Si është Kryeministrja juaj?”, tha ai.
Compatangelo iu përgjigj: “Epo, sapo u takuat me të në Samitin e G7.”
“Sigurisht”, u përgjigj Trump. “A është e lumtur? Epo, natyrisht që do të jetë e lumtur që foli me mua. Nuk isha i detyruar ta bëja.”
Trump vazhdoi: “ajo e donte aq shumë një fotografi me mua. M’u lut për një fotografi.”
Compatangelo qeshi dhe më pas e pyeti Trump se cili ishte mesazhi i tij serioz për liderët evropianë.
View this post on Instagram
“Ata kanë vepruar keq me energjinë dhe migracionin. Është katastrofë. Nëse nuk i zgjidhin këto dy probleme, Evropa nuk do të jetë më kurrë e njëjtë”, përsëriti Trump, ndërsa e mbylli bisedën duke thënë: "duhet të largohem tani, mirupafshim”.
Lini një Përgjigje