TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shtator 2025, 15:58

Siria lëshon urdhër-arrest për ish-Presidentin Assad!

Shkruar nga Pamfleti

Siria lëshon urdhër-arrest për ish-Presidentin Assad!

Autoritetet siriane kanë lëshuar një urdhër-arresti në mungesë ndaj ish-presidentit Bashar al-Assad, nëntë muaj pas rrëzimit të tij nga pushteti.

Sipas hetuesit Taufik al-Ali, urdhër-arresti është lëshuar pas akuzave për vrasje me paramendim dhe tortura që çuan në vdekje, në lidhje me një operacion të zhvilluar në vitin 2011 në qytetin Daraa, në jug të Sirisë.

Al-Assad i cili qeverisi vendin për më shumë se dy dekada, u largua drejt Rusisë në dhjetor, pasi kryengritësit islamikë morën kontrollin e Damaskut.

Në vitin 2011, në Siri shpërtheu një protestë paqësore pro-demokracisë kundër regjimit të Assad-it, e cila u përball me një reagim të dhunshëm nga ana e qeverisë. Kjo solli më pas përshkallëzimin e situatës në një luftë civile që shkaktoi qindra mijëra viktima dhe shkatërrime masive.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, qindra mijëra qytetarë përfunduan në burgje, ku shumë prej tyre u torturuan ose u zhdukën pa gjurmë.

Hetuesi sirian deklaroi se urdhër-arresti mund të shpërndahet përmes Interpolit, duke hapur rrugën për ndjekje ndërkombëtare të çështjes. Ai shtoi se procedimi nisi pas padive të paraqitura nga familjarët e viktimave.

Media siriane raportojnë gjithashtu se Ministria e Drejtësisë e ka lëshuar urdhrin të enjten, duke përfshirë edhe akuza për nxitje të luftës civile.

 

Lini një Përgjigje