Bota22 Mars 2023, 20:56

Skandali i “Party-Gate”/ Ish-kryeministri britanik në telashe, Boris Johnson rrezikon t’i hiqet mandati i deputetit

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i “Party-Gate”/ Ish-kryeministri britanik në telashe,

Ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson dëshmoi të mërkurën në një seancë të rëndësishme nëse kishte keq informuar Parlamentin për festat e kabinetit të tij gjatë pandemisë.

Johnson mohoi të kishte gënjyer qëllimisht, por nëse rezulton kështu ai mund të përballet me pezullim, ose humbjen e postit të deputetit.

Jam këtu për t’ju thënë, me dorën në zemër, se nuk kam gënjyer. Kur kam bërë deklaratat e mëparshme, i kam bërë në mirëbesim dhe në bazë të atyre që dija asokohe. Kur nisi ky hetim, unë isha besimplotë se ju nuk do të gjenit asgjë që do të tregonte se dija apo besoja në diçka ndryshe. Dhe faktikisht ju nuk keni gjetur”, tha Johnson.

Në një raport të publikuar më herët gjatë muajit, komisioni i posaçëm parlamentar konstatonte se Johnnson kishte shpërfillur rregullat e pandemisë kur kishte marrë pjesë në festat e qeverisë së tij në vitet 2020 dhe 2021.

boris johnson party gate