Bota22 Mars 2023, 19:42

“Putin nuk po planifikon paqen”, Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

“Putin nuk po planifikon paqen”, Stoltenberg: Duhet të

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stotenberg tha se Vladimir Putin nuk ka plane të menjëhershme për paqen në Ukrainë, prandaj perëndimi duhet të përgatitet për të ofruar ndihmë në Kiev për një kohë të gjatë.

Stoltenberg tha se donte që anëtarët e NATO-s të bien dakord që të shpenzonin 2% të PBB-së për mbrojtjen, si minimum në samitin e ardhshëm të aleancës.

Luftimet e ashpra, të përqendruara aktualisht rreth Bakhmutit , në Ukrainën lindore, tregojnë se Rusia është e gatshme të hedhë mijëra e mijëra trupa të tjera, për të marrë shumë viktima për përfitime minimale.

Presidenti Putin nuk planifikon paqen, ai po planifikon për më shumë luftë, u afrohet regjimeve autoritare si Irani apo Koreja e Veriut, dhe të tjerë që të përpiqen të marrin më shumë armë”, tha ai.

Si rezultat, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe shtetet e tjera perëndimore ishin përgatitur për të mbështetur Ukrainën me armë, municione dhe rezerva për një kohë të gjatë.

Nevoja do të vazhdojë të ekzistojë, sepse kjo është një luftë acarimi; kjo ka të bëjë me kapacitetin industrial për të rritur mbështetjen,” tha sekretari i përgjithshëm.

putin stoltenberg ukrainë