TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Nëntor 2025, 21:54

Skandali me fjalimin, BBC i kërkon falje Donald Trump-it

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me fjalimin, BBC i kërkon falje Donald Trump-it

BBC ka lëshuar një kërkim-falje zyrtare për mënyrën se si u montua një pjesë e fjalimit të Donald Trump-it të mbajtur më 6 janar 2021, pak para se turma të sulmonte ndërtesën e Kongresit amerikan. Korporata e quajti incidentin një “gabim në vlerësim” dhe njoftoi se materiali nuk do të transmetohet më në asnjë platformë të BBC-së në atë formë.

Në deklaratë thuhej se BBC “pendohet sinqerisht për mënyrën se si u redaktua klipi”, por shtoi gjithashtu se nuk sheh asnjë bazë ligjore për akuzat e shpifjes.

Reagimi erdhi pasi Donald Trump i akuzoi publikisht se kishin “mashtruar publikun”, me pretendimin se programi Panorama e paraqiti sikur ai po u bënte thirrje qytetarëve të sulmonin Kongresin. Në një intervistë për Fox News, Trump paralajmëroi një padi prej 1 miliard dollarësh, duke thënë: “Duhet ta bëj. Nuk mund t’ua lejosh njerëzve të bëjnë gjëra të tilla”.

Avokati i Trump-it, Alejandro Brito, u dërgoi BBC-së një letër në të cilën kërkonte të tërhiqeshin menjëherë “deklaratat e rreme, shpifëse dhe nxitëse” ndaj ish-presidentit. Në të shkruhej se, nëse BBC nuk vepron, Trump “nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të ndjekë rrugën ligjore, duke kërkuar jo më pak se 1 miliard dollarë dëmshpërblim”.

1 Komente

  1. T
    Tony Zotnia

    Ketij kryetrimit Ameriqen bashke me te shoqen u shkon goja leng per 1miliarde dollare. Vetem 1milione dollare e kane gjoben, as me shume e as me pak. Vetem te mos harroje se do ia degjoje kengen jo shume vone BBC.

    Lini një Përgjigje