Presidenti rus u shfaq duke biseduar me kalimtarë gjatë një vizite në Kazan, në daljen e tij të parë të tillë pas disa muajsh. Vizita vjen në një kohë kur raportimet flasin për rënie të mbështetjes publike ndaj Kremlinit.
Presidenti rus Vladimir Putin është shfaqur mes qytetarëve në Kazan, në atë që konsiderohet kontakti i tij i parë i drejtpërdrejtë me publikun pas disa muajsh.
Gjatë vizitës, Putin u afrua te një grup njerëzish dhe shkëmbeu disa batuta. “Nga je? Edhe unë jam nga Moska”, dëgjohet të thotë ai në një video që qarkullon në rrjetet sociale.
Muajt e fundit, lideri rus është parë rrallë në kontakte spontane me qytetarët e zakonshëm, ndërsa daljet e tij publike janë zhvilluar kryesisht para audiencave të përzgjedhura dhe në aktivitete të organizuara me masa të larta sigurie.
Sipas raportimeve të publikuara nga media opozitare NEXTA, vlerësimet pozitive për Putinin kanë shënuar rënie graduale gjatë muajve të fundit. Në këtë kontekst, disa analistë e shohin paraqitjen e tij në Kazan si një përpjekje për të krijuar një imazh më të afërt me publikun.
Vizita në Kazan është gjithashtu udhëtimi i parë i Putinit në një rajon rus në shtatë muajt e fundit.
???? JUST IN: Putin steps into the crowd for the first time in months
— NEXTA (@nexta_tv) June 17, 2026
“Where are you from? I'm from Moscow too,” the Russian dictator awkwardly joked while mingling with people in Kazan.
In recent months, Putin has rarely been seen among ordinary Russians, preferring tightly… pic.twitter.com/izO3S1G3KG
Lini një Përgjigje