TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Prill 2023, 16:09

"SpaceX" teston raketën më të madhe në botë, pretendohet të dërgojë astronautë në Mars

Shkruar nga Pamfleti

"SpaceX" teston raketën më të madhe në botë,

Kompania SpaceX  ka lëshuar sot raketën më të madhe të krijuar ndonjëherë, në një test-fluturim pjesërisht të suksesshëm. Raketa është nisur nga qyteti amerikan Teksas. E titulluar Starship, raketa është dizajnuar për të dërguar astronautët në Hënë, Mars dhe përtej.

Fluturimi ka zgjatur pak minuta, pasi inxhinierët kanë thënë se raketa ka përjetuar “çmontim të shpejtë, të paplanifikuar” gjatë ngjitjes.

"SpaceX" teston raketën më të madhe në botë,

Ndonëse kompania ka dashur që testimi të zgjasë më shumë, pjesëtarë të saj nuk e kanë quajtur testimin e së enjtes si të dështuar. Ata kanë thënë se lansimi u ka falur një “moment të mrekullueshëm”.

"SpaceX" teston raketën më të madhe në botë,

Raketa është duke u testuar pasi shkencëtarët besojnë se ajo do të mund të jetësojë udhëtimet ndërplanetare. Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, nisja e raketës më të madhe në botë u anulua, për shkak të disa problemeve teknike.

"SpaceX" teston raketën më të madhe në botë,

spacex elon musk raketa

Lini një Përgjigje