Bota20 Prill 2023, 12:52

Çmenduri në Rusi/ Quajti Zelenskyn të pashëm, gjobitet gruaja ruse

Shkruar nga Pamfleti

Çmenduri në Rusi/ Quajti Zelenskyn të pashëm, gjobitet

Një grua ruse është gjobitur me 40,000 rubla ose 393 £ për “diskreditimin e ushtrisë ruse”, pasi e quajti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky një “djalosh të pashëm”.

Olga Slegina mori gjobën prej 393 £, pasi u akuzua dhe u shpall fajtore sipas ligjeve të “censurës së luftës”, të prezantuara marsin e kaluar.

Mediat e huaja raportojnë se seanca gjyqësore, në Moskë zgjati vetëm pesë minuta.

Slegina akuzohet se kishte deklaruar që Zelensky ka një sens të mirë humori.

Sipas Qendrës për të Drejtat e Njeriut Memorial, ajo po fliste me një grua nga Odesa e Ukrainës, gjatë një darke se si të kuptonte një fjalë ukrainase për një lloj buke.

Tre ditë më vonë asaj iu afrua një burrë me rroba civile, i cili tha se tre persona e kishin raportuar atë në polici. Në stacionin e policisë u pretendua se ajo kishte ‘lavdëruar Zelenskyn’, për të cilën ajo u përgjigj se kishte komentuar vetëm për pamjen e tij.

Slegina u mor në pyetje dhe u kërkua të nënshkruante një dokument, të cilin ajo nuk mund ta lexonte siç duhej për shkak se kishte probleme me shikimin.

Mësohet se Slegina do të apelojë gjobën e saj. Ajo u përfaqësua nga një avokat nga OVD-Info, një projekt mediatik rus për të drejtat e njeriut që synon të luftojë persekutimin politik.

cmenduri rusi gjobe grua