Bota20 Prill 2023, 15:33

Beogradi i “kreh bishtin” Moskës, Parlamenti serb hap dyert për deputetët rusë të sanksionuar nga Perëndimi

Shkruar nga Pamfleti

Beogradi i “kreh bishtin” Moskës, Parlamenti serb hap dyert

Të sanksionuarit e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë mirëpritur në Beograd.

Parlamenti serb hapi dyert për tre deputetë rusë, të sanksionuar për mbështetjen e shkeljes së integritetit territorial të Ukrainës, shkruan REL.

Ata arritën si një delegacion prej katër anëtarësh, i cili më 19 prill vizitoi Kuvendin e Serbisë. Ata u pritën edhe nga kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliç, ndërsa vazhduan takimet në qeverinë serbe edhe më 20 prill.

Delegacioni përfshinte anëtarë të Këshillit të Federatës dhe të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Elena Afanasyeva, Andrei Chernyshev dhe Vladimir Krugli. Ndaj të gjithë atyre janë vendosur sanksione nga Perëndimi.

Pjesë e delegacionit ishte edhe Olesja Padolina. Radio Evropa e Lirë (REL) nuk e gjeti emrin e saj në listën e zyrtarëve dhe qytetarëve rusë të sanksionuar.

vucic moska deputete sanksione