TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Qershor 2023, 21:51

Stoltenberg: Rusia nuk duhet nënvlerësuar, të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Stoltenberg: Rusia nuk duhet nënvlerësuar, të vazhdojmë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme, tha se Rusia nuk duhet nënvlerësuar dhe ndihma për Ukrainën duhet të vazhdojë pavarësisht revoltës së Wagner-it.

Kreu i NATO dhe kryeministrit e disa vendeve anëtare u mblodhën sot në Holandë, ku diskutuan mbi kryengritjen e Wagner dhe situatën në Ukrainë. I pranishëm ishte dhe kryeministri Rama.

Në konferencë shtypi, Stoltenberg u shpreh se do të bien dakord për një program për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

“Lufta e Putin ka krijuar ndasi dhe tensione të reja në Rusi. Në të njëjtën kohë duhet të nënvlerësojmë Rusinë, duhet të vazhdojmë të sigurojmë Ukrainën me mbështetjen tonë. Samiti pas disa javësh do japë një mesash të qartë të përkushtimit tonë. Forcat ukrainase janë duke kryer një kundërofensive. Lufta është e vështirë, por ata po bëjnë progres. Sa më shumë territore të lirojnë, aq më e fortë do jetë dora ynë në tavolinën e negociatave. Do biem dakord për një program për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Diskutuam hapat për të rritur mbrojtjen e NATO-s”, tha Stoltenberg.

stoltenberg rusia ukraina

Lini një Përgjigje