Bota24 Mars 2023, 17:48

“Të drejtat e minoriteteve nuk respektohen“, raporti i DASH për Serbinë: Shqiptarët të diskriminuar

Shkruar nga Pamfleti

“Të drejtat e minoriteteve nuk respektohen“, raporti i DASH

Në raportin e tij vjetor për Serbinë, Departamenti Amerikan i Shtetit është marrë me zgjedhjet, korrupsionin, të drejtat e gazetarëve, qëndrimet ndaj minoriteteve, grave etj.

Pothuajse të gjitha fushat e sipër përmendura janë problematike, por ajo që bie më shumë në sy është respektimi i te drejtave të minoriteteve. Sipas raportit të DASH nuk ka pothuajse asnjë zonë në Serbi ku të drejtat e njeriut nuk janë shkelur seriozisht.

Ndër minoritetet të cilat vuajnë keqtrajtimin e serbëve janë edhe shqiptarët që jetojnë në Serbi. Sipas raportit të DASH, shqiptarët etnikë i janë nënshtruar diskriminimit dhe papunësisë disproporcionale. Një gjë e tillë pohohet edhe nga përfaqësuesit e minoriteteve, të cilët thonë se çdo ditë i nënshtrohen “spastrimit etnik me mjete administrative”.

Shqiptarët etnikë i janë nënshtruar diskriminimit dhe papunësisë disproporcionale. Udhëheqësit shqiptarë etnikë në Serbi pohojnë se qeveria i ka nënshtruar në mënyrë disproporcionale shqiptarët etnikë ndaj "pasivizimit" në mënyrë që të zvogëlojë numrin zyrtar të shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi. Neni 18 i Ligjit për Vendbanimin e Qytetarëve në Serbi i lejon Ministrisë së Punëve të Brendshme që t'i heqë personat nga regjistri (i pasivizon ata) nëse vërtetohet se aktualisht nuk jetojnë në adresën e personit të regjistruar. Policia rregullisht e merr këtë vendim përmes vizitave spontane në shtëpi. Ndonëse shpesh bëhet gjatë orarit të punës, mjafton një vizitë në të cilën personi nuk është prezent për të vërtetuar mos qëndrimin në adresë”, thuhet në raportin e DASH, transmeton "Nova.rs"

raporti dash serbi shqiptarët