TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Qershor 2023, 07:21

Të maskuar dhe me armë lodër, 9 persona rrëmbejnë dhëndrin në Itali; festa e beqarisë përfundon në polici

Shkruar nga Pamfleti

Të maskuar dhe me armë lodër, 9 persona rrëmbejnë

Një ngjarje sa qesharake dhe e frikshme për ata që e kanë përjetuar nga afër ka ndodhur në Torino të Italisë. 9 shokë ishin bërë bashkë dhe organizuan në mënyrë speciale festën e beqarisë së mikut të tyre, por në fund e “festuan” në komisariat.

Mediat italiane raportojnë se banda e miqve, të maskuar dhe me armë lodër, por shumë të ngjashme me ato reale, mësynë banesën e dhëndrit. Me maska dhe armë lodër, ata lidhën me forcë dhëndrin, i mbyllën gojën dhe e futën në një furgon.

E gjithë skena krijoi panik te fqinjët, madje një i moshuar përfundoi në spital.

Shumë banorë telefonuan policinë, e cila nuk e pati të vështirë të ndalonte grupin e rrëmbimit që nuk bëri rezistencë.

Edhe pse policët kuptuan shpejt skenarin, sërish ata shoqëruan në rajon shokët, të cilët akuzohen për prishje të qetësisë publike. Personat e akuzuar janë të moshës nga 23 deri në 31 vjeç.

“Rrëmbyesit” në një pallat banimi ishin në fakt një grup miqsh të shtyrë nga ideja e një feste beqarie me emocion. 

Karabinierët e njësisë celulare të radios kanë ndërhyrë në vend: pasi kanë rikonstruktuar historinë, kanë denoncuar 9 personat dhe kanë sekuestruar armë ajrore, revista, kapele, helmeta të zeza dhe veshje që i referohen “organizatave islamike”. 

9 persona rrëmbejnë dhëndrin në itali festa e beqarisë përfundon në polici

Lini një Përgjigje