
Një person u qëllua për vdekje mbrëmjen e së premtes në lagjen Marbotin të Schaerbeek, bëri të ditur Audrey Dereymaeker, zëdhënëse e zonës policore të Brukselit-Veri.
Policia u thirr rreth orës 21:20 për shkak të raportimeve për të shtëna me armë zjarri në Chaussée d'Haecht. Me të mbërritur, oficerët gjetën një person të plagosur rëndë. Ndihma e parë iu dha menjëherë.
Viktima u dërgua në spital me ambulancë, por vdiq nga plagët e marra. Zyra e prokurorit publik të Brukselit është njoftuar dhe ndodhet në vendngjarje.
Një hetim ka nisur menjëherë, ndërsa nuk jepet të dhëna mbi identitetin apo origjinën e viktimës.
Lini një Përgjigje