
Ushtria amerikane ka sulmuar një anije, pasi dushohej se po transportonte drogeë në ujërat ndërkombëtare në Karaibe.
Sekretari i Luftës, Pete Hegseth tha se 3 persona kanë mbetur të vdekur. Hegseth tha se anija drejtohej nga një “organizatë e shpallur terroriste”, por nuk dha detaje lidhur me këtë pretendim.
Presidenti Donald Trump prej javësh ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara janë në “konflikt të armatosur” me kartelët e drogës, duke argumentuar se këto anije drejtohen nga organizata terroriste të huaja.
Ky veprim ushtarak është i fundit pas një seri sulmesh të SHBA-së ndaj anijeve që lundrojnë pranë brigjeve të Venezuelës dhe në Oqeanin Paqësor lindor.
Deri më tani, Trump ka dislokuar gjashtë anije luftarake të Marinës amerikane në Karaibe, ka dërguar avionë luftarakë F-35 në Porto Riko dhe ka urdhëruar grupin e goditjes së aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford të arrijë në rajon.
Presidenti venezuelas Nicolás Maduro ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen ta rrëzojnë nga pushteti, ndërsa familjet e viktimave të sulmeve kanë deklaruar se shumë prej personave të vrarë në këto bombardime ishin civilë, kryesisht peshkatarë.
Sulmi më i fundit u njoftua pak pas vendimit të Senatit amerikan për të rrëzuar një rezolutë që i ndalon Trumpit të ndërmarrë sulme ndaj Venezuelës pa autorizimin e Kongresit.
Lini një Përgjigje