
Një ngjarje e rëndë po zhvillohet në plazhin më të famshëm të Australisë, Bondi Beach, në Sydney, ku një person i armatosur ka hapur zjarr në mes të turmës.
Policia e Uellsit të Ri Jugor ka konfirmuar se është në vendngjarje dhe po merret me situatën, ndërkohë që përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale u ka kërkuar qytetarëve të shmangin zonën dhe të qëndrojnë të strehuar nëse ndodhen aty pranë.
Mediat lokale raportojnë se të shtënat ndodhën gjatë një aktiviteti festiv me rastin e Hanukkah, festa hebraike e dritave. Sipas dëshmitarëve, disa nga pjesëmarrësit mund të jenë plagosur, ndërsa të tjerë janë larguar me nxitim ose janë fshehur për t’u shpëtuar plumbave.
Situata është ende në zhvillim dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje të sakta mbi numrin e viktimave apo motivin e sulmit.
Lini një Përgjigje