Edhe Mbreti Charles u përball me vapën e fortë që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar gjatë një aktiviteti për mjedisin në Pallatin St James's.
Sipas mediave britanike, ndërtesa historike nuk është e pajisur me sistem ajri të kondicionuar. Dritaret ishin të mbyllura dhe perdet tërhequra, duke kufizuar qarkullimin e ajrit në ambient.

Aktiviteti u zhvillua të mërkurën, kur temperaturat në Britani arritën deri në 35,8 gradë Celsius, duke vendosur rekord të ri për muajin qershor.
E mërkura u regjistrua si dita më e nxehtë e qershorit në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Fillimisht u mat temperatura 35,7°C, duke thyer rekordin e vitit 1976, ndërsa më vonë ajo u rrit në 35,8°C.
Për ta ndihmuar të përballonte të nxehtin, Shefi i Shërbimeve të Pallatit, zëvendësadmirali në pension Tony Johnstone-Burt, mbante pranë Mbretit Charles një ventilator të vogël elektrik, ndërsa ai bisedonte me të ftuarit.

Lini një Përgjigje