Katër persona u plagosën ditën e djeshme në burgun italian "Bassone" të Komos gjatë një sherri që përfshiu një numër të madh të burgosurish.
Mes të plagosurve është një i burgosur, i cili u dërgua në spitalin e Monzës. Tre oficerë burgu mbetën gjithashtu të plagosur dhe u dërguan në spitalin Sant'Anna.
Autoriteti rajonal i burgjeve dërgoi disa skuadra në Komo, si nga Milano ashtu edhe nga institucione të tjera në Lombardi deri sa situata u vendos në kontroll.
Tensionet në burgun e Komos nisën pasi rojet penguan një përpjekje arratisjeje. Kështu deklaroi Gennarino De Fazio, sekretari i përgjithshëm i policisë së burgut Uilpa, pa dhënë detaje të mëtejshme se kush ishin të dënuarit që tentuan të largoheshin nga vendi i dënimit.
Lini një Përgjigje