
Një aeroplan u rrëzua pas ngritjes nga Aeroporti i Southend, duke shpërthyer në zjarr pak metra larg pistës. Avioni Beech B200 thuhet se po shkonte drejt Holandës, ndërsa pamjet nga aksidenti kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Shihet një re e zezë tymi që ngrihet deri në 100 metra në qiell. Fluturimi për në Lelystad ishte planifikuar të nisej në orën 3:45 të pasdites, por pas një vonese dhjetë minutëshe duket se ka dalë nga pista.
Ende nuk dihet sesa persona ishin në bord, ndërsa policia, ambulancat dhe zjarrfikësit e Essex-it ndodhen në vendngjarje. Banorëve u këshillohet të qëndrojnë larg zonës ndërsa disa fluturime janë anuluar që nga rrëzimi.
“Jam në dijeni të një incidenti në Aeroportin e Southend. Ju lutem qëndroni larg dhe lejoni shërbimet e emergjencës të bëjnë punën e tyre. Mendimet e mia janë me të gjithë të përfshirët”, shkroi në X deputeti David Burton-Sampson.
Policia raportoi gjithashtu se klubet sportive lokale, Rochford Hundred Golf Club dhe Westcliff Rugby Club, janë evakuuar gjithashtu për shkak të afërsisë me shpërthimin si një ‘masë paraprake’.
Një zëdhënës i Policisë së Essex tha se: “Po punojmë me të gjitha shërbimet e emergjencës në vendngjarje tani dhe puna do të vazhdojë për disa orë. Ju lutemi t'i kërkojmë publikut që ta shmangë këtë zonë sa herë që të jetë e mundur, ndërsa këto punime vazhdojnë".
Gjithashtu, një fluturim i orës 17:25 për në Faro nga Aeroporti i Southend është anuluar, si dhe fluturimi i orës 17:30 për në Palma de Mallorca.
A small plane crashed at London Southend Airport. pic.twitter.com/NS0p3ChPRY
— Clash Report (@clashreport) July 13, 2025
Lini një Përgjigje