TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Korrik 2025, 16:14

Tarifat 30 për qind, BE "në gjunjë" para Trump: Kërkojmë marrëveshje me SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Tarifat 30 për qind, BE "në gjunjë" para Trump:

BE ka ndryshuar kurs ndaj tarifave të Trump. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen reagoi ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane të importuara në SHBA nga 1 gushti.

Ndërsa sot, Von der Leyen ka zbutur tonet duke u shprehur se po kërkon gjetjen e një zgjidhjeje duke kërkuar marrëveshje me SHBA.

Sanksionet e ashpra mbi eksportet amerikane drejt BE-së nuk do të hyjnë në fuqi javën e ardhshme siç ishte planifikuar, dhe në vend të kësaj do të vendosen vetëm nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të aplikojë tarifën prej 30 përqind në bllok.

Në konferencë për shtyp, Presidentja e Komisionit Evropian tha se negociatat me Uashingtonin ishin duke u zhvilluar pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se do të rriste tarifat për importet nga BE duke filluar nga 1 gushti.

“Prandaj, ne do ta zgjasim pezullimin e kundërmasave tona deri në fillim të gushtit dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë të përgatisim kundërmasa të mëtejshme në mënyrë që të jemi gjithmonë të përgatitur, Siç e dini, ne kemi një qasje me dy pista. Gjithmonë kemi qenë të qartë se preferojmë një zgjidhje të negociuar. Kjo mbetet kështu”, tha ajo.

Kundërmasat të cilat mund të ndikojnë në 21 miliardë euro produkte amerikane si soja, motoçikletat dhe lëngu i portokallit, duhej të hynin në fuqi nga ora 12:01 e mëngjesit të së martës. Pezullimi i tyre vjen pasi blloku u zotua se do të reagonte pas njoftimit të Trump të shtunën.

Von der Leyen theksoi se tashmë është koha për negociata. Por, ajo deklaroi se jemi të përgatitur për të gjitha skenarët e mundshme.

Lini një Përgjigje