
Një sulm me armë është regjistruar paraditen e sotme në një kompani detare në Glifadha të Athinës, në Greqi, ku mbetën të vrarë 4 persona, përfshi dhe autorin.
Një person i armatosur ka hyrë në një kompani detare pak pas orës 10:00 sipas orës lokale dhe ka hapur zjarr ndaj punonjësve të kompanisë, duke lënë 3 viktima.
Personi që shkaktoi masakrën duket se është një ish punonjës i kompanisë i cili është pushuar para pak kohësh nga detyra e tij në të njëjtën kompani.
Autori qëndroi i armatosur në katin e dytë të godinës që sulmoi, ndërsa zona u rrethuar nga forca të shumta policore.
Personi i dyshuar për sulmin një 70-vjeçar egjiptian, nuk ka pranuar që të dorëzohet dhe pak minuta më parë njoftohet se është vetëvrarë.
Lini një Përgjigje