Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Venecia, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt në ujërat pranë zonës së San Polos në Venecia të Italisë.
Sipas raportimeve, i riu ishte pjesë e një grupi prej tre personash, të cilët përfunduan në ujë. Dy prej tyre arritën të shpëtohen nga një varkë që po kalonte aty pranë, ndërsa 20-vjeçari nuk doli më në sipërfaqe.
Trupi i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm pranë kazermave të Guardia di Finanza. Zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 05:30, duke nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit.
Në vendngjarje u angazhuan dy njësi zjarrfikëse të lagunës nga Dorsoduro, të mbështetura nga zhytës rajonalë, të cilët kryen kërkime intensive në zonë. Rreth orës 07:15, trupi i të riut u lokalizua dhe u nxor nga uji.
Në operacion morën pjesë gjithashtu karabinierët dhe ekipet mjekësore të urgjencës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Lini një Përgjigje