
Protesta të dhunshme shpërthyen gjatë natës në Paris, pas vrasjes nga policia të një 17-vjeçari, i cili nuk iu bind urdhrit të tyre për kontroll.
Kryeministrja franceze Élisabeth Borne ka reaguar lidhur me aktet e dhunës dhe tensionet që shoqëruan rrugët e Parisit deri në orët para të mëngjesit.
Ajo thotë se protestat e shoqëruara me trazira, plaçkitje dhe zjarrvënie në rrugët kryesore të Parisit, por edhe në qytetet e tjera, janë të padurueshme dhe të pafalshme.
“Sot në mëngjes në Matignon jemi mbledhur me ministrat për të bërë një bilanc të dhunës nga tensionet e natës së mbrëmshme. Veprat e kryera janë të patolerueshme dhe të pafalshme. Mbështetja për policinë, xhandarët dhe zjarrfikësit që po e kryejnë misionin e tyre me guxim”, shkruan kryeministrja franceze në Twitter.
Mbrëmë ishte nata e tretë e trazirave, ndërsa deri më tani ministri i Brendshme Gérald Darmanin bën me dije se janë arrestuar 667 persona.
Lini një Përgjigje