TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Qershor 2023, 10:35

Nga pasioni për regbinë te shpërndarja e picave, kush ishte 17-vjeçari që u vra nga policia në Francë?

Shkruar nga Pamfleti
Nga pasioni për regbinë te shpërndarja e picave, kush ishte
17-vjeçari Nahel M, i vrarë nga policia franceze

Vrasja e 17-vjeçarit Nahel M ka shkaktuar trazira në të gjithë Francën, si dhe në rajonin e Nanterre në perëndim të Parisit, ku ai u rrit.

Një fëmijë i vetëm, i rritur nga nëna e tij, ai punonte si shpërndarës picash dhe luante në ligën rajonale të regbisë, ku dëshironte të bëhej një yll.

Edukimi i tij përshkruhet si kaotik. Ai u regjistrua në një kolegj në Suresnes, jo shumë larg vendit ku jetonte, ku mësonte për t’u bërë elektricist.

Ata që e njihnin tregojnë se djaloshi ishte shumë i dashur në Nanterre, ku jetonte me nënën e tij Mounia dhe me sa duket nuk e kishte njohur kurrë babanë.

17-vjeçari nuk ishte nje frekuentues i rregullt i shkollës. Ai nuk kishte precedentë penalë, por ishte i njohur për policinë.

Ai i kishte dhënë një puthje të madhe nënës së tij para se ajo të shkonte në punë, me fjalët “Të dua mami”.

“Çfarë do të bëj tani?” pyet nëna e tij. “I kushtova gjithçka atij. Unë kisha vetëm një, nuk kam 10 fëmijë. Ai ishte jeta ime, shoku im më i mirë”, shton ajo.

Nahel kishte qenë subjekt i pesë kontrolleve policore që nga viti 2021, për akuzën që njihet si refuzim për të bashkëpunuar.

Fundjavën e kaluar ai thuhet se ishte vendosur në paraburgim për një refuzim të tillë dhe do të dilte para një gjykate për të mitur në shtator.

france polici vrasje

Lini një Përgjigje