
Presidenti amerikan Donald Trump befasoi të ftuarit në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me homologun etij Ahmed Al Sharaa.
Gjatë një bisede të shkurtër të hënën më 10 nëntor në Shtëpinë e Bardhë, Trump zgjodhi t’i bëjë një dhuratë homologut të tij sirian: parfum-in e tij personal me emrin “Victory 45-47”, të cilin e prezantoi verën e kaluar, si referencë për dy mandatet e tij presidenciale.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, presidenti amerikan duket se spërkat fillimisht veten me këtë parfum dhe më pas aromatizon Al Sharaa-n, si dhe anëtarë të delegacionit sirian.
Në fund, Trump i dhuroi edhe shishe tjetër parfumi, versionin femëror të cilin siç tha, e ka për gruan e presidentit të Sirisë.
Lini një Përgjigje