
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka hedhur poshtë akuzat e demokratëve ndaj Donald Trump për lidhje me Jeffrey Epstein, pas publikimit të disa detajeve të reja nga dosja.
Shtëpia e Bardhë deklaroi se email-et e publikuara nga demokratët janë bërë në mënyrë selektive për të njollosur emrin e presidentit Trump. Leavitt, tha më tej se viktima e paidentifikuar për të cilën flitet në atë pjesë të dosjes, është Virginia Giuffre e cila sipas saj, ishte shprehur se Trump nuk kishte asnjë lidhje me historinë e saj, përkundrazi, Trump ishte treguar miqësor me të.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu shtoi se Trump e përjashtoi Jeffrey Epstein nga klubi i tij dekada më parë për shkak se ishte i bezdisshëm ndaj punonjëseve të tij femra, përfshirë Giuffre.
"Demokratët në mënyrë selektive i kanë publikuar email-et medias liberale për të krijuar një narrativë të rreme për të njollosur Presidentin Trump.
“Viktima e paidentifikuar” e përmendur në këto email-e është e ndjera Virginia Giuffre, e cila tha vazhdimisht se Presidenti Trump nuk ishte i përfshirë në asnjë shkelje dhe “nuk mund të kishte qenë më miqësor” me të në ndërveprimet e tyre të kufizuara.
"Fakti mbetet se Presidenti Trump e përjashtoi Jeffrey Epstein nga klubi i tij dekada më parë për shkak se ishte i bezdisshëm ndaj punonjëseve të tij femra, përfshirë Giuffre.
"Këto histori nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të pandershme për të shpërqendruar vëmendjen nga arritjet historike të Presidentit Trump, dhe çdo amerikan me mendje të shëndoshë e sheh menjëherë këtë mashtrim dhe shpërqendrim të qartë nga rihapja e qeverisë", tha ajo.
Lini një Përgjigje