TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shtator 2025, 21:50

“Trump është konstruktiv në qasje me Ukrainën”, Peskov: Putin vlerëson gjthçka ai bën për arritjen e një marrëveshje!

Shkruar nga Pamfleti

“Trump është konstruktiv në qasje me Ukrainën”,

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një intervistë për mediat ruse deklaroi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka një qasje shumë më konstruktive se sa udhëheqësit europianë lidhur me luftën në Ukrainë.

"Trump është mjaft cinik, në një kuptim pozitiv: pse të luftosh kur mund të tregtosh? I udhëhequr nga interesat e SHBA-së, ai përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për t'i dhënë fund luftërave", tha Peskov.

Më tej ai shtoi se kjo lloj qasje është në interes të Rusisë gjithashtu dhe se Putin e vlerëson jashtë mase përpjekjen e Trumpit për gjetjen e një zgjidhje.

Nga kjo perspektivë, interesat e tij përkojnë me tonat. Ne gjithashtu duam të arrijmë qëllimet tona, mundësisht me mjete paqësore. Putin i kushton shumë rëndësi përpjekjeve të Trump. Ai ka deklaruar vazhdimisht se i vlerëson përpjekjet e Trump dhe është mirënjohës për gjithçka që ai po bën për të gjetur zgjidhje", shtoi Peskov.

Lini një Përgjigje