TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Nëntor 2025, 21:14

Trump flet për paqe, Putin kërkon luftë: Synimet e Operacionit Special duhet të arrihen

Shkruar nga Pamfleti

Trump flet për paqe, Putin kërkon luftë: Synimet e Operacionit

Në një kohë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka dorëzuar një plan paqeje Ukrainës, për të cilin pretendon se ka diskutuar me Moskë, homologu i tij rus, Vladimir Putin kërkon vazhdimin e luftës.

Gjatë vizitës në një post komandues të Grupit të Betejës, presidenti Vladimir Putin tha se arritja e qëllimeve të Operacionit Special Ushtarak është objektivi kryesor për Rusinë.

"Ne kemi detyrat tona, objektivat tona. Kryesorja është arritja pa kushte e qëllimeve të operacionit special ushtarak. Populli rus shpreson te udhëheqja e vendit, te forcat e armatosura dhe pret rezultatet e nevojshme nga Operacioni Special Ushtarak", tha Putin.

Kjo deklaratë e Putin, ngjall dyshime se presidenti rus mund ta tradhëtojë sërish Trumpin në lidhje me paqen në Ukrainë.

Lini një Përgjigje