
Rikthehen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Roja Bregdetare greke ka hapur zjarr ndaj një peshakrexhe turke, e cila pretendohet se kishte kaluar kufirin ujor.
Sipas mediave greke, e gjitha filloi në orët e mbrëmjes së 18 nëntorit, kur dy anije peshkimi turke hynë në ujërat territoriale greke, në zonën më të gjerë detare të Agathonisit dhe po peshkonin, në prani të dy anijeve të Rojës Bregdetare Turke.
Tre anije patrullimi të Rojës Bregdetare Helenike nxituan në vendngjarje për të identifikuar anijet turke të peshkimit dhe lëshuan paralajmërime të përsëritura vizuale dhe të dëgjueshme për anijet që të largoheshin menjëherë, por rezultate negative.
Pavarësisht rekomandimeve, një anije peshkimi turke kreu manovra të rrezikshme me rrezikun e përplasjes së njërës prej tre anijeve patrulluese të Rojës Bregdetare Helenike.
Kështu, ekuipazhi i anijes patrulluese greke qëlloi me armë zjarri. Kështu pretendojjnë të paktën grekët.
Mediat turke paraqesin një pamje krejtësisht të ndryshme të incidentit. Siç pretendojnë ata, duke cituar deklaratat e kapitenit të saj, anija turke e peshkimit " Hasip Reis 3 " ndodhej në ujërat territoriale turke kur mori paralajmërime nga Roja Bregdetare Greke. Siç pretendojnë ata, menjëherë pas incidentit, peshkatarët turq njoftuan menjëherë autoritetet turke, me rojen bregdetare turke që nxitoi në vendngjarje.
Lini një Përgjigje