TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2025, 14:19

Trump heq portretin e Bidenit nga Shtëpia e Bardhë, me çfarë e zëvendëson

Shkruar nga Pamfleti

Trump heq portretin e Bidenit nga Shtëpia e Bardhë, me

Presidenti Donald Trump ka hequr foton e paraardhësit të tij në detyrë, Joe Biden nga “Shëtitorja e Famës Presidenciale” në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo u konfirmua nga Margo Martin, ndihmëse speciale e presidentit dhe këshilltare për komunikimin përmes një postimi në X, ku ka ndarë një video të shëtitores në të cilën shihen portrete bardh e zi të presidentëve në korniza ari. Por portreti i një presidenti të mëparshëm mungonte: Ai i Joe Biden.

Në vend të një portreti, ai përfaqësohej me një fotografi të firmës së tij të bërë me autopen (një pajisje që firmos automatikisht dokumente).

Trump ka qenë i fiksuar pas përdorimit të autopen-it nga Biden dhe në qershor urdhëroi një hetim për këtë çështje, duke përmendur në një memorandum “rënien mendore” të Bidenit.

Biden i hodhi poshtë asokohe akuzat e Trumpit, duke thënë se ai i ka marrë vetë të gjitha vendimet gjatë presidencës së tij, përfshirë faljet, urdhërat ekzekutivë dhe ligjet, dhe se pretendimet për përdorimin e autopen-it janë të pavërteta.

Trump edhe më parë kishte thënë se do të vendoste një imazh të firmës me autopen në vend të portretit të Bidenit.

Lini një Përgjigje