Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e lehtësimit të mëtejshëm të sanksioneve ndaj naftës ruse, në një përpjekje urgjente për të frenuar rritjen e çmimeve globale të energjisë të shkaktuara nga lufta me Iranin, raportoi CNN duke cituar burime të njohura me diskutimet.
Sipas këtyre burimeve, një hap i tillë do të synonte rritjen e furnizimit global me naftë, në një kohë kur transporti përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur pothuajse plotësisht për shkak të konfliktit, duke çuar në një rritje të fortë të çmimeve gjatë javës së fundit.
Presidenti Trump la të kuptohej për një mundësi të tillë gjatë një konference për shtyp të hënën.
“Kemi sanksione ndaj disa vendeve dhe mund t’i heqim ato derisa situata të stabilizohet,” tha ai.
Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Thesarit i dha Indisë leje të përkohshme për të blerë naftë ruse që ndodhej tashmë në cisterna në det, pa u përballur me penalitete nga SHBA.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se kjo masë nuk do t’i sillte “përfitime të rëndësishme financiare” Rusisë, pasi nafta kishte mbetur e papërdorur në cisterna në det.
Megjithatë, zyrtarë të administratës amerikane kanë diskutuar edhe lehtësime të tjera të mundshme të sanksioneve, megjithëse burimet paralajmërojnë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për shtrirjen dhe përmasën e një veprimi të tillë.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesave për koment lidhur me këto diskutime.
Shtetet e Bashkuara vendosën fillimisht sanksionet ndaj naftës ruse për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.
Gjatë një takimi të ministrave të financave të G7, zyrtarët evropianë i kërkuan Uashingtonit të mos ndërmarrë hapa që mund t’i japin Rusisë përfitime të mëdha financiare.
“Është e rëndësishme që të mos e lehtësojmë tani presionin ndaj Rusisë dhe të mos e ndihmojmë atë të mbushë arkën e luftës duke përfituar nga rritja e çmimeve të naftës dhe gazit,” deklaroi komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis, pas takimit.
Mbaj mend qe pas luftes 1973 shtypi fliste shume qe Bashkimi Spvjetik i la te lire cifutet dhe e mbushen Izraelin me fuqi njerezore qe okupuan tokat e Palestinezeve. E natyrisht keta ish sllave shtetas kane lidhje me ish shtetin etc, etc, etc. Nga ana tjeter cifutet kur kane ikur nga syte kembet e shperndare, sidomos neper Europe i kane ndryshuar mbiemrat sipas vendit ku kane shkuar. Psh. prapashtesat: vich, wski ov, berger, etj, jane shume te perhapur e te lene pershtypjen qe jane: sllave, gjermanike latine e cdo gje qe i ka ndihmuar per te shpetuar lekuren e arritur ne maja te larta. Te mencur, eh!