TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Tetor 2025, 08:24

Trump paralajmëroi tarifa deri në 100 përqind mbi mallrat kineze, Pekini: Jemi gati për luftë tregtare!

Shkruar nga Pamfleti

Trump paralajmëroi tarifa deri në 100 përqind mbi mallrat kineze,

Kina ka deklaruar se është e gatshme të përballet deri në fund në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Kjo vjen pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump i cili u shpreh se do të vendosë tarifa shtesë deri në 100% mbi mallrat kineze.

Masa e paralajmëruar vjen si reagim ndaj vendimit të fundit të Pekinit për kufizimin e eksporteve të metaleve të rralla, komponentë strategjikë në teknologjinë moderne dhe mbrojtjen.

Një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë u shpreh se do t’i përgjigjet SHBA me çfarëdolloj mënyre.

“Lidhur me çështjen e tarifave dhe luftërave tregtare, qëndrimi i Kinës mbetet i qëndrueshëm. Nëse doni të luftoni, ne do të luftojmë deri në fund; nëse doni të negocioni, dera jonë mbetet e hapur”, tha ai.

 

 

Lini një Përgjigje