Donald Trump ka “personalitetin e një alkoolisti”, ka deklaruar Susie Wiles, shefja e stafit të presidentit amerikan, sipas një artikulli të publikuar sot nga revista Vanity Fair, të cilin ajo e ka cilësuar më pas si një “artikull të pandershëm dhe paragjykues”.
Wiles, një figurë kyçe në fushatën zgjedhore të Trump dhe aktualisht në post drejtues në Shtëpinë e Bardhë, ka dhënë një seri intervistash për revistën amerikane, të cilat janë pjesë e një reportazhi të gjatë për rrethin e ngushtë të presidentit.
Ndër të tjera, Wiles ka lënë të kuptohet se Trump ka ndjekur qëllimisht një strategji për ndryshim regjimi në Venezuelë përmes një fushate bombardimesh detare, duke kundërshtuar justifikimet zyrtare për këto sulme, që pretendojnë se janë pjesë e një “lufte kundër drogës”.
Në bisedat e saj me gazetarin Chris Whipple, Wiles ka përshkruar gjithashtu episode të ndryshme në të cilat presidenti ka injoruar këshillat e saj, përfshirë çështje të ndjeshme si deportimet.
Në artikull, ajo shpreh gjithashtu mendime aspak të favorshme për disa prej figurave të larta të administratës Trump, duke përfshirë nën-presidentin J.D. Vance dhe ministren e Drejtësisë Pam Bondi.
Në një pjesë tjetër të intervistës, Wiles ka komentuar edhe mbi Elon Musk, duke e quajtur një “përdorues të deklaruar të ketaminës”. Duke iu referuar rolit të Musk si drejtues informal i “ministrisë së efikasitetit qeveritar” (DOGE) në muajt e parë të presidencës Trump, ajo tha: “Sfida me Elon është të bashkëjetosh me të. Ai është një përdorues i pranuar i ketaminës. Dhe gjatë ditës, fle në një thes gjumi në ndërtesën ekzekutive të Shtëpisë së Bardhë (EOB).”
Deklaratat e Wiles kanë ngjallur reagime të menjëhershme në Uashington dhe duket se do të thellojnë përçarjet brenda kampit republikan, ndërsa Trump përpiqet të konsolidojë pushtetin në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.
Kur u pyet për transformimin politik të Zëvendëspresidentit J.D. Vance nga kritik në mbështetës të Donald Trump, Wiles tha se ai "ka qenë një teoricien konspiracioni për një dekadë" dhe nënkuptoi se transformimi i tij ishte "i motivuar politikisht" në kontrast me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i cili, sipas saj, vërtet u bashkua me presidentin amerikan nga bindja.
Vance dhe Rubio shpesh portretizohen si rivalë në garën për të pasuar Donald Trump.
SHBA me keto drejtues aktuale po e humb rolin udheheqes te botes, rol te cilin e mori sidomos pas luftes se dyte boterore, te ndihmuar nga shkencetaret gjermane. Nuk duken serioze ose bejne keshtu . Nuk ka shanse qe Trump te peshkoje Putin apo Kim Yong Un, e te bejne tregeti me to. Vetem nese Putin e Kim fitojne 10 e ky tjetri 1.