TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2026, 21:59

Trump paralajmëroi tarifa për makinat europiane, reagon Brukseli: Do i përgjigjemi çdo veprimi që prek interesat e BE-së

Shkruar nga Pamfleti

Trump paralajmëroi tarifa për makinat europiane, reagon
 
Reagimi i Brukselit ndaj njoftimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për qëllimin e tij për të rritur tarifat për makinat evropiane ishte i menjëhershëm, duke paralajmëruar se nëse SHBA-të marrin masa që janë në kundërshtim me marrëveshjen tregtare, Europa do të përdorë të gjitha masat që ka në dorë.  
 
Brukseli deklaroi se i është përmbajtur në mënyrë strikte dhe ka përmbushur të gjitha angazhimet që vijnë nga marrëveshja më SHBA-në për këtë çështje.  
 
Bashkimi Evropian po zbaton angazhimet e Deklaratës së Përbashkët në përputhje me praktikën normale legjislative, duke e mbajtur palën amerikane plotësisht të informuar gjatë gjithë procesit. Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me homologët tanë, ndërkohë që kërkojmë qartësi në lidhje me angazhimet e SHBA-së. BE mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj një marrëdhënieje transatlantike të parashikueshme dhe reciprokisht të dobishme. Megjithatë, nëse SHBA-të marrin masa që janë në kundërshtim me Deklaratën e Përbashkët, ne do t'i mbajmë të gjitha opsionet e hapura për të mbrojtur interesat evropiane”, theksoi zëdhënësi përgjegjës i Komisionit, Olof Gill. 

Më herët sot, Trump tha se synon të rrisë tarifat për makinat dhe kamionët e importuar nga Bashkimi Evropian në 25%. Në një postim në rrjetet sociale, Trump pretendoi se vendimi bazohej në "mosrespektimin e marrëveshjes sonë tregtare nga ana e Bashkimit Evropian", duke shtuar se nuk do të vendosen tarifa për automjetet e prodhuara në Shtetet e Bashkuara. 
 
Ky zhvillim shënon një përmbysje themelore të marrëveshjes së arritur nga të dyja palët verën e kaluar. Konkretisht, më 27 korrik, gjatë takimit në Skoci midis Trump dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, u hodhën themelet e një qasjeje të re tregtare, të cilat u pasqyruan në Deklaratën e Përbashkët të publikuar më 21 gusht. 

be shba trump tarifa

Lini një Përgjigje