Bota13 Prill 2023, 12:05

U lirua nga burgu, reagon për herë të parë Eva Kaili: Do të luftoj për pafajësinë time!

Shkruar nga Pamfleti
U lirua nga burgu, reagon për herë të parë Eva Kaili: Do

Eva Kaili është liruar nga burgu pesë muaj pas arrestimit për skandalin Qatargate që tronditi Parlamentin Europian.  Pas vendimit për lirimin e saj nga burgu, një nga të pandehurat kryesore në çështjen Qatargate, që tronditi Parlamentin Europian, Eva Kaili ka dhënë deklaratën e parë.

“Ditën e parë dua vetëm të jem në shtëpi me vajzën time. Gjithë ditën me të. Që nga janari e deri më tani e kam parë dy herë në muaj. Do të qëndroj në Bruksel, do të vazhdoj të luftoj për pafajësinë time”, tha ajo.

Eurodeputetja u arrestua më 9 dhjetor dhe menjëherë iu hoq imuniteti parlamentar ndërsa u shkarkua edhe nga posti i nënkryetares së Parlamentit Evropian. 44-vjeçarja Kaili u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash dhe u transferua në burgun e Harenit, në periferi të Brukselit.

Arrestimi i saj shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Brukselin dhe nxori në dritë një hetim mbi një skemë që përfshin shuma "të mëdha" parash dhe dhurata "të shtrenjta" që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në vendimet e BE-së për dy këto vende. Si pjesë e hetimit, policia belge sekuestroi më shumë se 1.5 milionë euro para cash pas kontrolleve në shtëpi dhe zyra. Siç dihet Eva Kaili për sa kohë nuk jep dorëheqjen mbetet eurodeputete dhe i takon një pagë pas taksave prej 7146 euro në muaj.

qatargate eva kaili