TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2025, 08:55

U nisën për t’u bashkuar në Londër, selfie familjare brenda aeroplanit në Indi që përloti botën

Shkruar nga Pamfleti

 

U nisën për t’u bashkuar në Londër, selfie familjare
Dr. Prateek Joshi me familjen mbetën viktima nga rrëzimi i avionit

 

Historitë njerëzore që kanë dalë në dritë që nga rrëzimi i avionit të Air India , i cili vrau të paktën 265 persona, kanë prekur gjithë botën.

Një histori e tillë ka të bëjë me familjen e Dr. Prateek Joshi, i cili po shkonte në Londër për një "fillim të ri". Prindërit dhe tre fëmijët e tyre , në fakt, kishin bërë një selfie pak para se avioni të ngrihej, të pavetëdijshëm për atë që do të ndodhte në minutat në vijim. Fotografia tregon Dr. Joshi-n, gruan e tij, gjithashtu mjeke, dy djemtë e tyre binjakë, 5-vjeçarët Nakul dhe Pradyut, dhe vajzën e tyre më të madhe, 8-vjeçaren Miraya, duke buzëqeshur para kamerës.

Pratik Joshi, një programist nga India kishte gjashtë vjet që jetonte në Londër. Kishte punuar shumë që të realizonte ëndrrën e tij, të sillte aty edhe gruan dhe tre fëmijët e vegjël që kishin mbetur pas në Indi. Pas shumë vitesh, më në fund, dokumentet ishin plotësuar, leja ishte dhënë, ëndrra po realizohej.

Gruaja e tij Dr. Komi Vyas, një mjeke e njohur në Udaipur, dha dorëheqjen nga puna. Valixhet ishin bërë gati, u kishin thënë mirupafshim njerëzve të dashur.

Dje, në mëngjes, familja prej pesë vetësh plot shpresa dhe padurim u ngjitën në avionin “Air India” për Fluturimin Nr. 171 drejt Londrës. Bënë edhe një fotografi “selfi” vetes përpara nisjes dhe ua dërguan të afërmve. Një jetë e re po fillonte për ta.

Por fati është mizor. Brenda pak minutash gjithshka kishte marrë fund. Avioni u ul pa u ngritur mirë dhe shpërtheu në zjarr pas kontaktit me tokën. 241 vetë humëbn jetën përfshi edhe kjo familje.   Aksidentet ajrore të këtyre përmasave janë bërë shumë të rralla, por ato ndodhin gjithësesi. Çdo humbje jete në aksident është tragjike.

Është akoma më prekëse kur ndodh si në këtë rast, në prag të plotësimit të një ëndrre pas shumë mund e sakrificash”…

"Çelësi" i kutive të zeza

Çfarë ndodhi saktësisht në fluturimin AI171 midis Ahmedabad dhe London Gatwick të enjten pasdite do të zbulohet vetëm pas një hetimi të detajuar, me hetuesit që presin që misteri të zgjidhet nga "kutitë e zeza", ose regjistruesit e të dhënave të fluturimit.

Hetuesit indianë, duke punuar me ekspertë nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, do të përpiqen të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e Boeing 787-8 Dreamliner  menjëherë pas ngritjes, vetëm 1.5 km nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel.

Fluturimi i Air India mbante 242 persona (230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit) kur u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Ahmedabad për në Aeroportin Gatwick të Londrës. Vetëm një pasagjer mbijetoi, i cili doli nga rrënojat. Vishwas Kumar Ramesh, 39 vjeç,  ishte ulur pranë njërës prej daljeve të emergjencës.

prateek joshi air india

Lini një Përgjigje