
Ish-zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë i është bashkuar grupit mercenar Wagner si zëvendëskomandant, vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga Vladimir Putin. Një gjest ky që tregon dhe një herë përçarjen që po ndodh brenda Kremlinit, pasi një gjeneral i padëshiruar nga Putini merr post drejtues në ushtrinë private Wagner.
Në dy video të paraqitura nga korrespondenti i luftës, Alexander Simonov në Telegram tregojnë gjeneralkolonelin, Mikhail Mizintsev të veshur me veshje luftarake të markës Wagner ndërsa viziton një kamp stërvitor dhe viziton pozicionet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.
Muajin e kaluar, shërbimi i shtypit i themeluesit të Wagner, Yevgeny Prigozhin tha se ai kishte ofruar të takohej me z. Mizintsev një ditë pasi u raportua se u shkarkua nga Ministria e Mbrojtjes.
Mizintsev, i cili orkestroi rrethimin e qytetit ukrainas të Mariupolit në muajt e parë të luftës vitin e kaluar, ishte emëruar zëvendësministër i mbrojtjes i ngarkuar për logjistikën dhe furnizimet shtatorin e kaluar.
Sipas zërave brenda Kremlinit, Mizintsev ishte bërë i pa dëshiruar brenda rrethit të ngushtë të Putinit,për këtë arsye ai u shkarkua nga posti.
Lini një Përgjigje