TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Korrik 2026, 19:03

Teherani sulmon Uashingtonin: Shënjestrimi i infrastrukturës civile është krim lufte!

Shkruar nga Pamfleti

Teherani sulmon Uashingtonin: Shënjestrimi i infrastrukturës civile

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e "krimeve të shumta lufte", duke pretenduar se sulmet amerikane kanë goditur infrastrukturë civile në territorin iranian.

Teherani tha sot se sulmet ndaj objekteve civile përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

"Krimet e shumta të luftës, veçanërisht duke synuar objektet dhe infrastrukturën civile", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane.

Sipas autoriteteve iraniane, sulme të tilla "përbëjnë një shkelje flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të rregullave themelore të së drejtës ndërkombëtare".

Gjithashtu, Irani mbrojti sulmet e veta ndaj shteteve fqinje arabe në Gjirin Persik, duke argumentuar se ato janë kryer në kuadër të së drejtës për vetëmbrojtje.

"Në përputhje me të drejtën e natyrshme dhe ligjore të Iranit për vetëmbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar dhe nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara", thuhet në deklaratë.

Ministria iraniane nuk iu referua sulmeve të fundit të Iranit ndaj anijeve tregtare apo sulmeve të mëparshme me raketa dhe dronë ndaj ndërtesave të banimit, aeroporteve civile, hoteleve dhe objekteve energjetike në vende të Gjirit.

Ndërkohë, si shembuj të asaj që i cilëson "krime lufte" nga SHBA-ja, Teherani përmendi sulmet ajrore ndaj një impianti të prodhimit të ujit mineral në qarkun Dehloran, pranë kufirit me Irakun, si edhe goditjen e një qendre të kontrollit të trafikut detar në Chabahar, në juglindje të Iranit.

Në përfundim të deklaratës, Ministria e Jashtme iraniane pretendon se "shumë sulme të tjera të ngjashme janë ndër krimet e luftës të kryera nga agresorët amerikanë vetëm gjatë javës së kaluar".

iran shba krime lufte infrastrukture

Lini një Përgjigje