
Ka nisur protesta e 47-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar. Disa prej qytetarëve janë mbledhur në sheshin "Skënderbej", përpara marshimit të paralajmëruar drejt godinës së Kryeministrisë.
Mes atyre që iu bashkuan protestës ishte edhe një i moshuar, i cili shprehu pakënaqësinë për gjendjen ekonomike dhe shërbimet publike në vend.
"Çdo gjë është kundër popullit. Rrogat janë të vogla, spitalet janë copë-copë. Rama nuk e pranon situatën, asgjë nuk shkon në këtë vend, nuk po shohim asgjë të mirë", u shpreh ai.
Protesta pritet të vijojë me marshimin përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ndërsa pjesëmarrësit me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrjet "Rama n'burg, Berisha n'burg", kërkojnë jo vetëm largimin e qeverisë, por edhe ndryshim të të gjithë klasës politike në vend.
Lini një Përgjigje