TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Maj 2023, 16:25

Udhëzimi brutal i Moskës për ushtarët: Vrisni veten me granata dhe mos lejoni të kapeni rob

Shkruar nga Pamfleti

Udhëzimi brutal i Moskës për ushtarët: Vrisni veten me

Ushtarët rusë që po përballen me arrestime në Ukrainë, po udhëzohen që të hedhin veten në erë përmes granatave shpërthyese.

Zbulimi i zymtë u postua në Twitter nga llogaria anonime, por shpesh e saktë, “Def Mon”.

Aty shihet një etiketa e uniformës së një ushtari rus, i cili sapo kishte hedhur vetën në erë, pasi e kuptoi se ishte rrethuar nga ukrainasit.

 “Je në prag të arrestimit? Kur armiku po afrohet, nxirre granatën dhe hiq siguresën. Granatën vendose poshtë jelekut dhe shtrëngo fort mjekrën. Ne nuk do t'i lejojmë ukraino-nazistët të rimbushin fondin e këmbimit të të burgosurve. Vdekja është më e mirë se turpi", thuhet në etiketë.

Sipas faqes në fjalë, shumë të rinj rusë, po zbatojnë këtë udhëzim duke vrarë vetën në mënyrë makabre për të mos lejuar të jenë robër lufte.

rusia lufta ukraina

Lini një Përgjigje