
Dronët e inteligjencës ushtarake sulmuan uzinën kimike "Metafrax Chemicals", një lojtar kyç në kompleksin ushtarako-industrial rus.
Sipas informacionit nga shërbimet e inteligjencës dhe të raportuar nga Ukrainska Pravda, "Metafrax Chemicals" në Territorin Perm të Federatës Ruse është kyçe në industrinë kimike ruse dhe prodhuesi i dytë më i madh i kimikateve organike në Rusi.
Sipas informacionit paraprak, sulmi me dron ukrainas dëmtoi pajisjet e prodhimit të uresë. Produktet e kompanisë janë përbërës kyç për prodhimin e eksplozivëve: urotropinë, metanol, pentirit dhe ure. Uzina ndodhet 1,600 km nga kufiri ukrainas.
Gjithashtu, Ukraina ka sulmuar të paktën dy rafineri të mëdha të naftës brenda Rusisë, përfshirë një që gjendet 1.400 kilometra larg nga vijat e frontit, teksa Rumania ka raportuar për shkelje të hapësirës së saj ajrore nga dronët rusë, disa ditë pasi shteti tjetër i NATO-s, Polonia, tha se dronët rusë hynë në territorin e saj.
Zyrtarët në rajonin e Bashkortostanit, që gjendet thellë brenda Rusisë, thanë se një zjarr kishte shpërthyer në një prej rafinerive më të mëdha të naftës që gjendet në qyteti Ufa. Sipas zyrtarëve, zjarri shpërtheu pasi copëzat e dy dronëve ranë në ndërtesë.
“Dy dronët e rrëzuar ranë në hapësirën e ndërtesës. Në rastin e parë, një zjarr i vogël që shpërtheu u shua shpejt. Në rastin e dytë u ndërprenë furnizimet me ujë”, shkroi në Telegram, Radiy Khabirov, kreu i rajonit rus të Bashkortostanit.
Lini një Përgjigje